"Grupin e drejtoj une", Korab Lita publikon dokumentin kunder Hajdarit

Politikë

Pasditen e sotme deputeti i Grupit Parlamentar të PD Korab Lita dha lajmin se deputetët e tjerë të kitij grupi i kishin hequr drejtimin Rudina Hajdarit, dhe ia kishin besuar atij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimet ishin të shumta, ndërsa pas disa orësh reagoi dhe vetë deputetja Rudina Hajdari. 'Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten', këmbënguli Rudina Hajdari, duke zgjedhur t’i përgjigjej interesit te qytetarëve dhe mediave vetëm me dy fjali.

Mirëpo, duket se anëtarët e grupit Paralemntar Demokrat e kishin marrë vendimin, në krye të tyre tashmë do të ishte Korab Lita e jo Rudina Hajdari. Si për t’ju përgjigjur Hajdarit, Korab Lita ka publikuar dhe pak më parë dokumentin drejtuar Kuvendit dhe kryetarit Ruçi, për ndryshimin e kryetarit të grupit demokrat.

Në dokument, Rudina Hajdari tashmë nga kryetare, bëhet anëtare e thjeshtë e grupit Parlamentar Demokrat. “Nje falenderim te veçante per koleget e mi te cilet verdiktin e tyre ne lidhje me kryesimin e Grupit e dhane jo vetem me vote por edhe me firmë”, shkruan kreu i ri i grupit Korab Lita, ndërsa për të vërtetuar postin, publikon dhe foto të dokumentit.

ME TE LEXUARAT