Aktualitet

Aksidenti “shkrin” makinen ku udhetonin dy te rinjte shqipare ne SHBA

Në një aksident të rënd komunikacioni i cili ndodhi dje më datën 13 Tetor 2019 në ora 15:30 në New York humben jetën 15 vjeçarja Saniha Sana Cekiq, 17 vjeçari Altin Nezaj, derisa Aisha Radonciq 17 vjecarja e cila drejtonte automjetin llojit Porsche është në gjendje kritike në spital.

Saniha është vajza e aktivistit të komunitetit tonë dhe donatorit të njohur Began Cekiq.

Të rinjtë humben jetën pasi që automjeti i tyre në një urë mbikalim përfshihet ne një aksident komunikacioni me një automjet tjetër ku si rrjedhojë automjeti qe drejtonte Aisha Radonciq rrokulliset dhe bie ne binar te trenti ne një lartësi prej 16m ku kaplohet nga flaket.

Komuniteti shqiptaro amerikan është tronditur thell nga ky rast i rend për familjet e te rinjve qe humben jetën tragjikisht.

Trupi i te ndierës Saniha Sana Cekiq do të jetë i ekspozuar sot 14 Tetor 2019 duke filluar nga ora 4:00 në xhamin Ali Pasha që gjendet në ketë adresë: 31-33 12 St, Astoria NY 11106 . Varrimi bëhet me 15 Tetor 2019 në Muslim cemetry: 13 Conover Rd, Millstone, NJ 08535. Nisja për varrim në ora 9:30AM .

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close