ELBASAN/ Grabitet shtepia e biznesmenit, maskat vjedhin para dhe bizhuteri

Aktualitet

Disa persona të paidentifikuar kanë hyrë natën e kaluar dhe kanë vjedhur shtëpinë e një biznesmeni në qytetin e Elbasanit, ndërsa zëdhënësja e policisë nuk e ka konfirmuar rastin. Vjedhja, sipas biznesmenit Shaqir Karafili, ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të hënës, në lagjen 5 Maj, pranë Konviktit të Studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Karafili është i mirënjohur për biznesin e tij të autoshkollës dhe automjeteve të linjave të transportit në qytetin e Elbasanit. Hajdutët janë futur natën në shtëpinë e tij private, ku kanë marrë rreth 2 milionë lekë, si edhe sende me vlerë e bizhuteri të familjes.

Biznesmeni Karafili, pasi ka konstatuar vjedhjen, ka bërë denoncimin në polici, e cila po heton për zbardhjen e plotë të saj dhe për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

ME TE LEXUARAT