Biznesmeni spanjoll që u sulmua nga Mihal Kokëdhima kthehet në Shqipëri: Rindërton shkollën e dëmtuar nga tërmeti

Aktualitet
Biznesmeni spanjoll që u sulmua nga Mihal Kokëdhima kthehet në

Familja spanjolle Galdon qe u sulmua nga Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit tashmë të shembur, "Panorma" në Porto Palermo të Himarës, rikthehet ne Shqiperi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe Eugenio Galdón, një nga 200 njerëzit më të pasur në Spanjë, themelues i kompanisë 'ONO' që iu shit Vodafone për 7.2 miliardë euro, u takuan këtë të mërkurë, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të ministrisë, "pavarësisht incidentit të ndodhur familja Galdon do të kthehet në Shqipëri, këtë herë për të ndihmuar vendin tonë nga goditja e tërmetit me rindërtimin e një shkolle, përmes Kryqit të Kuq spanjoll. Djemtë e familjes Galdon, do të jenë vetë prezent në Shqipëri.

“Me zotin Galdon ndamë disa mendime se si ne në Shqipëri do të kemi shumë nevojë që të shërbejmë si një shoqëri që i shërben turizmit, ne kemi nevojë që të krijojmë njerëz të edukuar njerëz që dinë të shërbejnë dhe po ashtu të krijojmë disa standarte të cilat do të hapin më shumë Shqipërinë për këto biznese. Me familjen Golden padyshim është një kënaqësi që të bisedosh gjithmonë dhe falë tashmë njohjes që ata kanë me Shqipërinë nga buxheti i familjes së tyre nëpërmjet Kryqit të Kuq Spanjoll ata do të ndërtojnë një shkollë nga shkollat e dëmtuara në Shqipëri gjatë tërmetit të vitit të fundit jo vetëm duke kontribuar me para, por dhe më e mira do të jenë vet në Tiranë për të ndihmuar gjatë punimeve që do të bëjnë në shkollën e re që do të ndërtohet në zonën e prekur nga tërmeti”, tha ministri Klosi.

Zoti Galdo, siç bën të ditur zyra e shtypit, u shpreh i impresionuar për mënyrën se si në një kohë të shpejtë u strehuan familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 mëntorit dhe mendon të bëhet pjesë e këtij solidariteti.

"Unë falenderoj Ministrin Blendi Klosi. Ne jemi duke ruajtur marrëdhëniet tona, dhe mbi të gjitha marrëdhëniet tona me Shqipërinë. Ne donim të hapim një derë dhe gjetëm vendin e duhur. Unë jam shumë i impresionuar për atë që bëtë pas rënies së tërmetit, duke strehuar familjet. Unë do të ndërtoj një shkollë të zonës së dëmtuar nga tërmeti. Ka shumë mënyra si ju mund të kontribuoni për vendin tuaj. Shqipëria është një atraksion i vërtet dhe ne kemi ndërmend të kthehemi shumë shpejt me anijet tona dhe të vizitojmë vendin tuaj të bukur", tha Galdon.

Familja Goldon në gusht 2019 erdhi me pushime në Shqipëri dhe duke qenë se nuk ju pëlqeu shërbimi në restorantin e Mihal Kokëdhimës, kushëri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, u ngriten për të ikur, por pronari i lokalit i ndoqi duke u hedhur në makinën e tyre dhe duke i kanosur me mjete të forta. Ministri Klosi për të treguar se kjo ngjarje ishte vetëm një incident, por nuk është “fytyra” e turizmit shqiptar si dhe për t’i ndenjur afër në ato momente të vështira, në atë kohë i takoi vet turistët spanjollë.

ME TE LEXUARAT