Rama: Cilido qoftë vendimi i BE-së, dielli do lindë përsëri, përpjekja jonë do vijojë

Politikë

Kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga data 18 tetor, ku Këshilli i Europës do të japë vendimin për çeljen apo jo të negociatave të Shqipërisë për në BE, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama nenvizon se BE aktualisht ka në tryezë shumë ‘patate të nxehta’ që po trajtohen, siç është edhe BREXIT.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri, mes të tjerash nënvizon se do të vijojë “debati në BE për dakordësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shumica dërrmuese duan çeljen e menjëhershëm të negociatave, edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Pa kushte”.

Po ashtu Rama tha se cilido qoftë vendimi i BE-së, “dielli do lindë përsëri, përpjekja jonë do vijojë”.

“Bundestagu i tha po Shqipërisë dhe sot Gjermania është avokati ynë në këtë rrugëtim të vështirë.

Cilido qoftë ai përfundim dielli do të lindë përsëri dhe dita do jetë vazhdim i kësaj përpjekje. Cilido qoftë vendimi i BE-së, dielli do lindë përsëri, përpjekja jonë do vijojë”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT