Holanda nuk terhiqet: Shqiperia nuk eshte gati per ne BE, Shkupi po!

Aktualitet

Holanda duket se do te jete pengese kryesore per hapjen e negociatave te Shqiperise me BE. Tirana pritet që të mbetet prapa Maqedonisë së Veriut, e cila sipas shumicës së 28 shteteve anëtare të BE-së ka bërë më shumë hapa përpara se ne.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur sot në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë, që do u kalohet më pas liderëve të vendeve të BE-së në samitin e 17-18 Tetorit, nderkohe ministri i Jashtëm holandez ka pohuar se Shqipëria nuk është ende gati për çeljen e negociatave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Stef Blok tha se pozicioni i Holandës është që çdo vend të gjykohet sipas meritës, duke nënkuptuar për ndarjen e të dy shteteve nga vendimi final.

“Secili prej shteteve duhet të gjykohet në bazë të meritës. Një hap i rëndësishëm që duhet ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut është ligji për Prokurime Publike. Në lidhje me Shqipërinë mendojmë se ka ende shumë punë për të bërë dhe nuk është gati për hapjen e negociatave. Nuk ka asnjë ndryshim të kritereve nga ana e BE”, deklaroi Blok.

Ne krahun tjeter nje mbeshtetes për çeljen e negociatave me të dy vendet ishte ministri i jashtëm i Gjermanisë Michale Roth tha se BE duhet të vendosë për çeljen e negociatave më të dy vendet, pasi progresi i tyre ka qenë i dukshëm.

“Pozicioni i Gjermanisë është i qartë sot, çelja e negociatave”, ka thënë Roth përpara nisjes së mbledhjes.

Një nga vendet më skeptikë për zgjerimin mbetet Franca, e cila përveç Shqipërisë ka ende në dyshim çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Mediat ne Paris raportojnë sot se qëndrimi i dyzuar i Macron është ndjekur dhe nga disa shtete të tjera si Danimarka apo Spanja, duke lënë të kuptohet se mbledhja e sotme do të zhvillohet me tone aspak të qeta.

ME TE LEXUARAT