Modelja shqiptare tregon si i shpëtoi koronavirusit, shoqja rezultoi pozitive

Showbiz
Modelja shqiptare tregon si i shpëtoi koronavirusit, shoqja rezultoi

Modelja shqiptare Keisi Muça, jeton prej kohësh në Seul. Tregon se si i ka shpëtuar nga koronavirusi. E ftuar në studio, thotë se mikesha e saj ishte infektuar nga Koronavirusi pas një udhëtimi në Hong Kong. Ajo kishte ndjerë simptomat e para të një viroze gripale dhe pas vizitave ka rezultuar se është e prekur me Koronavirus, por fatmirësisht e kaloi virusin pas 8 ditësh.

“I bënë dy herë analizat. Herën e parë menduan se është thjesht një virozë. Kur i bënë analizat herën e dytë rezultoi pozitive. E futën në karantinë dhe ishte tërë kohën në kujdesin e mjekëve. Ajo u regjistrua si rasti i parë. Pas 8 ditësh çdo gjë kaloi”, tregoi Keisi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera, ajo shton se në aeroport çdo gjë ishte mëse në rregull. “Unë erdha para dy javësh, e kisha tranzitin nga Stambolli. Aty nuk kishte asnjë lloj shqetësimi, nuk përdornin maska. Maskat më shumë përdoren në Azi. Në aeroport çdo gjë ishte mëse në rregull. Ndërsa në aeroportin e Seulit, ka shumë rregulla, duhet të pastronim duart me dezinfektantë”, thotë modelja.

ME TE LEXUARAT