Lajmi i fundit

16-vjecarja shiste trupin ne lokal, fillojne arrestimet ne Korce

Pas denoncimit të rastit në emisionin invstigativ “Stop”, ku nje 16 vjecare shfrytezohej per prostitucion, ndalohen dhe procedohen 4 shtetas për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Ndalohen dy shtetas, shpallet në kërkim një tjetër, si edhe procedohet penalisht pronarja e lokalit.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, duke marrë shkas, nga rasti i transmetuar në datën 15.10.2019, në emisionin investigativ “Stop”, bënë ndalimin e shtetasve:

Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç.

Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin R.T, 19 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases K.K, 41 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi në bashkepunim mes tyre, kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur, në lokalin e 41-vjeçares.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
DVP-Korçë falenderon median për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë.

Korce, 16-vjecarja shet trupin per te mbajtur familjen

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close