“Duan te sabotojne reformen zgjedhore” Hajdari flet per incidentin ne grup: E planifikuar

Politikë

 Deputetja Rudina Hajdari sqaroi sot në një dalje për mediat nga kryesia e Kuvendit, situatën e krijuar në grupin parlament demokrat. Hajdari tha se gjithcka është një plan i mirëmenduar, për të shmangur vëmendjen ndërsa theksoi se kjo histori ndihmon vetëm dy persona që sipasj saj janë Edi Rama e Lulzim Basha.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

“ Kjo histori është një histori që ndihmon dy persona Edi Ramën e Lulzim Bashën. Shmang vëmendjen nga një stiuatë e rëndësishme për Shqipërinë. Në vend të merreshim sot me negociatat, merremi me një incident nga tre persona që po mundohen të sabotojnë reformën zgjedhore dhe këtu dalim të Lulzim Basha. Është një tentativë për të spostuar rolin tim, pork jo nuk do të ndodhë. Opozita në parlament ka një mbështetje të fortë të ndërkombëtarëve . Ne na intereson të hapen negociatat dhe nëse nuk hapen ju i dini shumë mirë fajtorët: Edi Rama e Lulzim Basha.

 

 

Ata që kërkojnë spostimin tim, janë tre persona që s’kanë dhënë asnjë kontribut në parlament. Ishte një tentativë e programuar shumë mirë nga këta tre persona: Lita, Zeneli dhe Elezi. Janë duke vënë në presion të jashtëzakonshëm ndaj opozitës, por nuk kanë për ta shkatërruar opozitën, është një tentativë që po ndodh nga jashtë. Përkundrazi kjo tentativë na forcon më shumë. Ne kërkojmë ndryshim sistemi. Kush nuk e do ndryshimin e sistemit e di shumë mirë. Duhet të luftojmë për ndryshim të sistemit. Mos harrojmë c’ka ndodhur para 8 muajsh. Historia nuk harrohet, por le të fokusohemi të ecim para me ndihmën e ndërkombëtarëve.

 

 

 

Nëse opozita jashtë parlamentit kërkon një alibi e thotë qe Rudina Hajdari po i shmang ata, cdo akuzë ndaj meje, është krejt e kundërta. Po mundohem të më anashkalojnë mua. Pengesa e vetme këtu është opozita jashtë parlamentit. “ u shpreh Hajdari ndërs sqaroi edhe mbledhjen e para pak ditëve të grupit demokrat, ku Korab Lita njoftoi largimin e saj nga kryesimi.

 

“Mbledhja ishte për një arsye tjetër, kemi patur takim me dy ambasdorë, ishim për të diskutuar mbi reformën zgjedhore, dhe kërkesën tonë për ndryshim sistemi. Më pas shkuam për një mbledhje të grupit parlamentar. Mbledhja duhet të ishte parashikuar për këtë gjë, pra grupi të mblidhet se ka kërkesë për dorëheqje, por nuk ndodhi kështu, ne u mblodhëm për reformën zgjedhore më pas u ngrit kjo cështje. Dhe meqë doja të trajtoja në mënyrë demokratike, u thash më lini një javë kohë, por pretenduesi e bëri fakt të kryer. Ishte ky plan i paramenduar që shtyu z.Lita të bente atë deklaratë.” theksoi Hajdari.

ME TE LEXUARAT