Albin Kurti feston fitoren e zgjedhjeve ne Tirane

Politikë

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve në Kosovë nuk është zyrtarizuar, Albin Kurti pritet të jetë kryeministri i ri i vendit. Lëvizja Vetëvendosje u rendit forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe këtë fitore Albin Kurti ka vendosur që ta festojë edhe në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë njofton se Albin Kurti do të jetë dielën e 20 tetorit në kryeqytetin e Shqipërisë, në orën 19:00, pranë pedonales në qendër, ku do të mbajë edhe një fjalim përpara të pranishmëve.

Njoftimi

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.

Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës.

ME TE LEXUARAT