Koronavirusi është përhapur në 34 shtete, mbi 2,625 viktima në të gjithë botën

Bota
Koronavirusi është përhapur në 34 shtete, mbi 2,625 viktima

Koronavirusi është përhapur në 34 shtete dhe deri tani numërohen 2 mijë e 625 viktima.

Kryeson Kina me 2 mijë e 592 jetë të humbura, e ndjekur nga Irani me 12, Koreja e Jugut 7, Italia 5, Japonia 4, Hong Kongu 2, si dhe nga një në Taivan, Francë e Filipine. Për Republikën Islamike ka spekulime se numri i viktimave është shumë i lartë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një deputet i cituar nga agjencia gjysmë zyrtare “Isna”, njoftoi për 50 të vdekur vetëm në Qom, por Teherani përgënjeshtron dhe konfirmon 12 viktima.

Në total, në të gjithë botën numërohen mbi 79 mijë të infektuar. Në Kinë, disa provinca po zbusin masat e rrepta, por kjo nuk vlen për Uhanin, që mbetet epiqendër e epidemisë.

ME TE LEXUARAT