Bota

Ekspertet japin alarmin, shkrirja e akullnajave ne Zvicer ne nivel rekord

Shkrirja e akullnajave në Zvicër ka arritur nivele rekord pasi vala e të nxehtit në vitin 2019 u regjistrua si më e larta në histori.

Një komision i Akademisë Zvicerane të Shkencave raportoi se shkrirja e akullnajave këtë vit çoi në humbje të mëdha të vëllimit të akullit.

“Akullnajat e Zvicrës janë reduktuar me 10% gjatë pesë viteve të fundit”, theksoi Akademia Zvicerane e Shkencave.

Akademia theksoi se sasia e dëborës dhe shkrirjes së akullnajave zvicerane gjatë periudhës dy javore të nxehtësisë ekstreme këtë qershor dhe korrik ishte e barabartë me gjithë konsumin vjetor të ujit të pijshëm të vendit.

Sipas akademisë, veçanërisht në pjesën lindore të Zvicrës dhe në pjesën veriore të Alpeve humbjet e vëllimit të akullit ishin më të larta se mesatarja për dekadën e fundit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close