Politika

Kryemadhi sulmon Veliajn: E ktheu Tiranen ne nje pyll pallatesh e betoni

Monika Kryemadhi ka akuzuar hapur kryebashkiakun Erion Veliaj kur tgha se mendon 24 orë të ditës për pushtetin e tij personal, ndërsa theksoi se plaga më e madhe e tij janë ajo çfarë vendosën qytetarët me 30 Qershor.

Kryatarja e LSI-së u tregua më e ashpër në vijim të intervistës për emisionin “Aktualitet” në Fax Neës kur tha se Veliaj i ka mbushur kutitë e votimit me vota në rrethinat e Tiranës pas bojkotimit të zgjedhjeve nga qytetarët.

“Nëse Edi Rama mendon për të bërë keq, për të vjedhur 60 minuta të ditës, Veliaj në 24 orë të ditës mendon për pushtetin e tij personal në mënyrë më të tmerrshme. Sepse historia e Teatrit ka nisur me Erion Veliajn. Që të marrësh Teatrin duhet të marrësh vendimin e Bashkisë.

Plagën më të madhe Erion Veliaj nuk e ka marrë nga ne, por me 30 Qershor, ku janë mbushur kutitë e votimit në rrethinat e Tiranës në mënyrën më makabre. Ai e di se tanimë pavarësisht daljes masive në television qytetarët nuk e duan. Nuk e mohoj se e ka kthyer kryeqytetin nga një plan për pyll orbital në pyll pallatesh dhe beton”, tha Kryemadhi.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close