Politika

PO-ja qe priste Edi Rama rruges per ne Bruksel, nuk erdhi

Kryeministri Edi Rama në një video mesazh të shkurtër në facebook duke folur për negociatat tha se nuk është as optimist dhe as pesimist për rezultatin e këtij procesi por gjykon se “po bëhet maksimumi për të marrë PO-në e merituar”.

“Sot kancelarja gjermane dhe presidenti i Francës do takohen në Tuluz në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive dhe një nga temat do jetë edhe vendim marrja e këshillit evropain pasnesër ku do mbahet edhe qëndrimi përfundimtar i BE lidhur me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një PO për të dyja vendet , por qëndrimi i Francës dhe i Macron nuk përkon me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare.

Nuk jam as optimist dhe as pesimist për rezultatin e këtij procesi por gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë PO-në e merituar dhe më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë. Edhe Franca e njeh dhe e vlerëson progresin e bërë, ashtu siç edhe kërkon edhe më tepër nga vetë BE apo se sa nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, transmeton TCH.

Tani po nisem, për në Bruksel bashkë me kryeministrin Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste e progresiste të BE në një format të krijuar enkas nga PS evropiane në funksion të nevojës që kemi sot për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close