Franca, Belgjika dhe Gjermania riatdhesojne 100 azilkerkues shqiptare

Aktualitet

RINAS- 100 shqiptarë janë riatdhesuar nga nga Franca, Belgjika e Gjermania. Konkretisht 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata janë sjellë në Shqipëri në saj të operacionit riatdhesimit për shqiptarë të cilët qëndronin me dokumente të parregullt në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili.

Operacioni është mbështetur nga Frontex dhe të gjithë kanë marrë vendim për të dalë nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.

Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë  shqiptarët që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve  për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

ME TE LEXUARAT