Gruaja me e bukur ne bote sipas Greqise se lashte

Showbiz

Bella Hadid është shpallur si femra më e bukur në botë, sipas “Golden Ratio of Beauty”, shkruan TheSun.

23-vjeçarja doli 94% në përputhje me raportin, një ekuacion matematikor i njohur si “Beauty Phi”, i krijuar nga grekët e lashtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata llogaritën formën e përsosur të fytyrës, përfshirë madhësinë dhe pozicionin e buzëve, hundën, mjekrën dhe nofullën- tiparet e Bellës u përshtatën me raportin ideal.

Lista me dhjetë femra u përpilua nga kirurgu i klinikës Harley Street, Dr. Julian De Silva, i cili përdori hartën digjitale të fytyrës për të parë përputhjen me të famshmet moderne./tch

ME TE LEXUARAT