I vodhi orët dhe bizhuterite mbretit, pastruesi dënohet me 15 vjet burg
Një punonjëse e pastrimit, e cila vodhi dhe shkriu me dhjetëra orë luksoze që i përkisnin mbretit të Marokut, Mohammed VI u dënua nga një gjykatë në Rabat me 15 vjet burg.
46-vjeçarja u vu pas hekurave së bashku me 14 persona të tjerë, përfshirë tregtarë ari të cilëve ajo iu shiste orët dhe që u dënua të paktën me nga 4 vite heqje lirie.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një prej tyre, i dyshuar si bashkëpunëtori kryesor i gruas, u dënua gjithashtu me 15 vjet burg.
Pastruesja u akuzua për vjedhjen e 36 orëve luksoze, të cilat i shkrinte fillimisht dhe më pas ua çonte tregtarëve të arit dhe pjesë të tjera orëndreqësve.
Gjatë gjyqit, 14 burrat u akuzuan dhe për “grup kriminal”, akuzë të cilën e mohuan para gjykatësit duke thënë se nuk e kishin idenë se nga vinin sendet e vjedhura.
Mbreti Mohamed njihet për pasionin e tij për të koleksionuar orë luksoze, makina të shtrenjta, piktura dhe jahte.