Termeti ne Turqi/ Gazetarja qan gjate raportimit, te gjithe presin ulur

Bota
Termeti ne Turqi/ Gazetarja qan gjate raportimit, te gjithe presin ulur

Pamjet që vijnë nga Turqia pas tërmetit tragjik nuk mund të mos preknin edhe gazetarët që raportojnë nga terreni. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Gjatë raportimit nga qyteti i Elazig, gazetarja e Cnn Turk filloi të qante live teksa pas saj vijonte operacioni i kërkim shpëtimit të të mbijetuarëve të mundshëm nga rrënojat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është një pritje e vështirë. E kam të pamundur të mos prekem. Ju kërkoj shumë ndjesë”, shprehet ajo, ndërsa nga pas kreu i ekipeve të shpëtimit jep një njoftim të rendësishëm, raporton abcnews.

“Ju lutem të gjithë të pushojnë dhe mos të mos lëvizin. Qendroni aty ku jeni dhe mos bëni zhurmë. Na duhet dëgjojmë zërat që mund të vijnë nën rrënoja”, shprehet ai.

Pas disa sekondash ulur dhe kur nuk lëviz njeri, gazetarja pyet mes lotëve nëse kishin gjetur njeri apo jo.

Turqia jug-lindore u shkund nga tërmeti me forcë 6.8 të shkallës Richter duke shkaktuar deri më tani 22 të vdekur dhe më shumë se 1 mijë të plagosur.  /abcnews

ME TE LEXUARAT