Blendi Fevziu: Ka ardhur koha qe Edi Rama te largohet

Politikë

Gazetari Blendi Fevziu duke folur në “Shiko kush luan” u shpreh se ka ardhur koha që në Shqipëri të ndërrohet qeveria.

Me shumë sportivitet ai u bë pjesë e një interviste e cila ishte konceptuar si një trekëndesh, këndet e të cilit përfaqësojnë më së miri Blendin dhe janë karriera, familja dhe udhëtimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tregoi se intervista më e bukur politike në karrierën e tij ka qenë përballja e Fatos Nanos dhe Sali Berishës në vitin 2002. Qeveria duhet të ndërrohet dhe në pushtet duhet të vijnë njerëz që mendojnë për vendin dhe prosperitetin.

Sigurisht që në shtëpinë e Blendit, gruaja ka gjithmonë të drejtë dhe ai është babi që u thotë vajzave gjithmonë “Po”. Të ardhmen e vajzave ai e sheh jashtë Shqipërisë sepse sipas tij ky është një vend shumë maskilist në raport me femrat.

Përsa i përket udhëtimeve që janë edhe pasioni i tij, Blendi tregoi se mund të niset në çdo orë dhe çdo moment në udhëtim.

ME TE LEXUARAT