Kosova - Rajoni

Albin Kurti: Do takohem me Edi Ramen, BE beri padrejtesi me negociatat

Kryeministri i ardhshem i Kosoves, Albin Kurti ka festuar ne Tirane fitoren e zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove.

“Dua ti falënderoj të gjitha aktivistët që nga Tiranë erdhën dhe na e mundësuan fitoren e përbashkët në Kosovë. Tash duhet të kremtojmë dy herë, në Prishtinë dhe Tiranë, duke qenë se të dyja kontribuojnë dhe të dyja përfitojnë nga firoja e Lëvizjes sonë. Me siguri që Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë më shumë. Çështja në Ballkan mes vendeve të paintegruara në BE është se Kosova nuk ka liberalizim të vizave. Vendet e tjera e kanë.

Sa i perket vendimit te BE per mos-hapjen e negociatave me Tiranen dhe Shkupin, Kurti mendon se u be padrejtesi.

“Unë mendoj që është bërë padrejtësi që Shqipëria dhe RMV nuk po fillojnë negociatat. Ju takon dhe e kanë merituar një gjë të tillë. Mendo se duhet të kemi kujdes sa i takojmë raporteve me Serbinë duke qenë se dihet se çfarë u ka bërë shqiptarëve në njërën anë dhe dihet që para 3 viteve tentoi një puç në Maqedoninë e Veriut. I dështoi. Është në interesin e Serbisë të duket sa më normale duke qenë se nuk është”, tha Kurti.

Kurti paralajmëroi një takim me kryeministrin Rama së shpejti.

“Unë jam këtu me ftesë të LVV në Republikën e Shqipërisë dhe këta e kanë autonominë e qëndrimeve dhe veprimeve. Nuk është se unë ose LVV në Kosovë e dikton një gjë të tillë. Do kthehem sonte në Kosovë por sigurisht që do ta takoj së shpejti kryeministrin e Shqipërisë. Është çështje ditësh dhe jo javësh”,

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close