"Kane hyre 15 ngarkesa ne Shqiperi", mediat italiane zbardhin detaje te frikshme per lenden kanceroze

Aktualitet
"Kane hyre 15 ngarkesa ne Shqiperi", mediat italiane zbardhin detaje

Parandalohet hyrja në Shqipëri e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme, 6 ne pranga

Bllokimi i sasive të mëdha të amiantit e dhjetëra fuçive me substance të rrezikshme në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë, është pasqyruar shpejt në mediat e vendit fqinj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Corriere del Mezzogiorno kujton se janë arrestuar gjithashtu edhe administratorët e dy shoqërive shqiptare: “Delfini 1”, e cila kishte porositur ngarkesën, e “Kornuzi” që do të merrte mbetjet.

Gazeta jep dhe një informacion të ri: sipas të dhënave të para, thekson ajo, mendohet se dy firmat në fjalë kanë realizuar të paktën 15 porosi të ngjashme, që vinin të gjitha nga Italia.

https://www.facebook.com/lajmifundit.al/videos/864430447338600/

Në artikull raportohet se çështjen do ta verifikojë SPAK. Qutidianodipuglia gjithashtu e cilëson një skandal episodin, duke theksuar se mbetjet toksike ishin gati për tu groposur.

Në vitin 2012, pat dalë në dritë një hetim Italian I cili nxirrte në pah skandale në seri për mbetjet toksike që kishin hyrë në Shqipëri gjatë viteve 2007-2008.

Ne ate kohe thuhej se një biznesmen italian, i lidhur me krimin e organizuar, ishte përfshirë në tregun e mbetjeve në vendin tonë, e sipas investimit, ne eksportin e mbetjeve në Shqipëri, ishte përfshirë krimi i organizuar.

ME TE LEXUARAT