Denoncimi i PD: Kompania qe operonte ne Landfillin e Sharres, po vazhdon aktivitetin ne Elbasan

Politikë

PD, përmes zëdhënëses Ina Zhupa, denoncon se kompania që operonte në Landfillin e Sharrës ku  u vra Ardit Gjoklaj është rilicensuar sërish, këtë herë për të ushtruar aktivitet në Elbasan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Lincesohet përsëri nga qeveria Rama, kompania që menaxhonte landfillin e Sharrës me bekimin e Veliaj dhe ku u vra Ardit Gjoklaj dhe skllavëroheshin punëtorët e kompanisë !

Ne muajin Prill 2019 , Ministria e Mjedisit dhe Turizimit e drejtuar nga Blendi Klosi , nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë licensuar kompaninë Alb Tech Plast sh.p.k  me pronar z. Edurim Teqja për të vazhduar në Elbasan ushtrimin e aktivitetit në fushën e mbetjeve plastike dhe llojeve të tyre.” shkruan Ina Zhupa në një postim në facebook.

Postimi i plotë:

Lincesohet përsëri nga qeveria Rama, kompania që menaxhonte landfillin e Sharrës me bekimin e Veliaj dhe ku u vra Ardit Gjoklaj dhe skllavëroheshin punëtorët e kompanisë !

Ne muajin Prill 2019 , Ministria e Mjedisit dhe Turizimit e drejtuar nga Blendi Klosi , nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë licensuar kompaninë Alb Tech Plast sh.p.k me pronar z. Edurim Teqja për të vazhduar në Elbasan ushtrimin e aktivitetit në fushën e mbetjeve plastike dhe llojeve të tyre.

“ Alb Tech Plast sh.p.k” është kompania “3R sh.p.k” e cila ka kryer ndryshim emri me 17 Maj 2018 dhe zotërohet nga z. Edurim Teqja, në vitin 2016 kjo kompani u kontraktua nga Veliaj, Bashkia Tiranë për kryer diferencimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës jashtë cdo kushti dhe parametri teknik .

Në investigimet e medias doli qartë që në Landfill shfrytezoheshin shumë persona, burra , gra dhe femijë jashtë kushteve të sigurusë në punë , pa sigurime shoqerore. Po ashtu ngjarja më e rëndë ndodhi 7 Gusht 2016 Ardit Gjoklaj u vra në ambjentet e Landfillit nga ekskavatori i kompanisë 3R sh.p.k .

Shteti jo vetëm që nuk ndërmori masa për shkeljet e evidentuara por sot e ka lincensuar përsëri në të njëjten fushë veprimatrie. Sa më shumë të abuzosh, të vrasësh, të skllavërosh njerëzit aq më të lehtë e ke të bësh biznes me rilindjen. Ky është modeli i biznesit që promovojnë, ndërsa biznesi i ndershëm po mbyllet çdo ditë.

ME TE LEXUARAT