Bota

Kurdet terhiqen nga veriu i Sirise

Milicët kurdë në veri të Sirisë kanë konfirmuar, se sipas marrëveshjes janë tërhequr tërësisht nga qyteti i rrethuar Ras al-Ain. Rreth 500 luftëtarë janë larguar nga qyteti, shkruan DW.

 

Gati një javë e gjysmë pas fillimit të ofensivës ushtarake turke në veri të Sirisë dhe tri ditë pas shpalljes së armëpushimit, forcat demokratike siriane nën drejtimin e milicëve kurdë YPG u kanë filluar tërheqjen e luftëtarëve të tyre sikurse është rënë dakord në marëveshjen e armëpushimit.

 

“Ne nuk kemi më luftëtarë në qytet”, shkruan një zëdhënës i SDF në Twitter. Qendra siriane e Mbikqyrjes së të Drejtave të Njeriut njofton, se rreth 500 luftëtarë SDF janë tërhequr nga Ras al-Ain. Fillimisht nga qyteti u zhvendosën trupat e të vrarëve dhe të plagosurit. Në imazhet e ushtrisë turke nga Ras al-Ain shihet, se si në një autokolonë që largohej nga qyteti kishte shumë automjete ambulancë.

 

 

Turqia konfirmon tërheqjen e kurdëve

 

Ministria turke e Mbrojtjes deklaroi, se një autokolonë me 55 automjete ka udhëtuar për në Rais al-Ain. Më pas 86 automjete ishin larguar nga qyteti në drejtim të Tall Tamar. Ministria më tej njoftoi, se po e ndjek tërheqjen e YPG dhe nuk ka „asnjë pengesë”.

 

Rais al-Ain së fundi është rrethuar nga njësitë ushtarake turke. Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence të enjten (18.10) pas bisedimeve në Ankara komunikoi armëpushimin mes Turqisë dhe milicëve kurdë. Armëpushimi duhet t’u japë mundësi luftëtarëve kurdë, që të tërhiqen nga ana sirine e kufirit, ku Turqia do të krijojë të ashtuquajturën zonë sigurie.

 

Turqia i nisi më 9 tetor sulmet ushtarake në Veri të Sirisë pr të luftuar njësitë kurde të milicëve YPG dhe për t’i larguar ata nga kufiri. Turqia i konsideron ata si terroristë. Këto veprime u mundësuan nga tërheqja e trupave të SHBA-së, që bashkë me milicët YPG ishin në aleancë për të luftuar kundër „Shtetit Islamik”.

 

Redur Chalil, komandant dhe zëdhënës i SDF, e pati kushtëzuar tërheqjen e luftëtarëve të tij vetëm pasi qeveria turke të lejonte evakuimin e civilëve të plagosur nga Ras al-Ain dhe t’u garantonte atyre tërheqje të lirë.

 

Armëpushimi ende i paqëndrueshëm

 

Armëpushimi i vendosur sipas të dhënave të qeverisë turke gjatë ditës së dielë (20.10) nuk është respketuar. Një ushtar turk është vrarë, një tjetër luftëtar kurd është plagosur, vuri në dukje Ministria e Mbrojtjes në Ankara. Ushtarët u përballën me një „mision zbulimi dhe vëzhgimi” të pajisur ndër të tjera edhe me mjete antitank në rajonin përreth Tall Abjad dhe për t’u mbrojtur u ishin kundërvënë me armë ushtarëve. Turqia dhe milicët kurdë të shtunën (19.10) akuzuan reciprokisht njeri – tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close