Tornado godet Dallasin, stuhite lene pasoja ne Arkansas

Bota

Një tornado e furishme ka goditur Dallasin të dielen dhe si pasojë një person ka ndërruar jetë.

Radari konfirmoi tornadon e goditur në afërsi të Aeroportit Love Field dhe u zhvendos në verilindje nëpër qytet rreth orës 9, të dielën, tha meteorologu i Shërbimit Kombëtar të Motit, Jason Godwin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk kishte raportime për viktima ose plagosje serioze në Teksas në fillim të së hënës, por zëdhënësi i zjarrfikësve Jason Evans thotë se tre persona ishin shtruar në spital për vlerësimin e dëmtimeve jo të rrezikshme për jetën. Dhjetëra mijëra njerëz ishin pa energji elektrike.

Ekuipazhet kontrolluan ditën e sotme nëpër rrënojat e shtëpive dhe bizneseve të shkatërruara nga tornado i furishëm një natë më parë, dhe bëjnë me dije se një person ka gjendur vdekjen pasi është goditur nga një pemë në Arkansas, pasi stuhitë u zhvendosën në verilindje./tch

ME TE LEXUARAT