Specialistja e ISHP-së: 8 të dyshuarit me koronavirus rezultuan negativë

Aktualitet
Specialistja e ISHP-së: 8 të dyshuarit me koronavirus rezultuan

Specialistja në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tonini konfirmoi se tetë rastet për të cilat u hodhën dyshime se ishin të infektuar nga koronavirusi, janë testuar dhe kanë rezultuar negative.

Teksa ishte e ftuar këtë të hënë në “Vizion Plus”, Tonini u shpreh se edhe pse në Shqipëri nuk ka asnjë të infektuar nga virusi i rrezikshëm, qeveria ka ngritur kontrolle në pikat kufitare dhe kapacitete laboratorike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera, Eugena Tonini theksoi se edhe sikur laboratoret private të testojnë rastet me koronavirus, sipas protokollit, çdo rast do konfirmohet pranë ISHP-së.

Për të gjithë ata udhëtarë që kanë kaluar në territorin shqiptar, i është matur temperatura dhe nuk ka shfaqur asnjë shenjë, Tonini këshilloi që të telefonojnë 127, në Qendrën e Urgjencës Kombëtare.

“Në lidhje me atë që ju adresoni, do t’ju lutesha që mos ta ngremë në një shkallë më të lartë panikun. Nuk ka nevojë të krijojmë zbarkime të supermarketeve. Nuk jemi absolutisht në kushtet e një paniku të tillë apo të një situate të tillë shëndetësore.”

Intervista e plotë:

Kemi një rast të vetëm për të cilin po kryhen analizat dhe që dyshohet se është i infektuar nga koronavirusi. A mund të na jepni më shumë detaje për çfarë bëhet fjalë?

Aktualisht numri total ka shkuar tetë raste të negativizuar kundrejt testimit me korona. Janë raste që kanë pasur edhe histori të mëparshëm në vendet ku kemi pasur transmetim komunitar dhe janë grupmoshë e rritur. Për shkak edhe të historikut të udhëtimeve drejt vendeve që kanë pasur prezencë të koronavirusit dhe simptoma të ngjashme me atë të gripit që edhe korona e ka, janë hedhur hipoteza të një rasti të dyshuar. Mqs jemi drejt përkufizimit të rastit që. Rastet janë testuar dhe kanë rezultuar të teta negative, që nga periudha e shfaqjes së rasteve të para në Kinë deri në këto moment.

Në Shqipëri këmi vetëm një laborator të certifikuar sipas standardeve të OBSH-së për zbulimin e koronavirusit. A është i mjaftueshëm një laborator i vetëm nëse do të kemi një rast të shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri?

Koronavirusi s’ka ardhur akoma I konfirmuar si rast I parë në Shqipëri, por kjo nuk do të thotë që të mos kemi ngritur planet për kontrolle dhe kapacitetet laboratorike. Ju garantoj që në 2009, kur kishim pandemi, ai laborator I virologjisë I certifikuar nga OBSH përballoi një pandemi të tërë. Në ato nivele ka treguar dhe kapacitetet e veta për të përballuar situata të tilla, aq më tepër që aktualisht, ISHP, laboratori i virologjisë ka fokusuar kapacitetet për diagnozën e plotë të koronavirusit edhe sikur laboratoret private të testojnë rastet me koronavirus, sipas protokollit, çdo rast do konfirmohet pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Çfarë po ndodh në pikat kufitare, si aeroportin ndërkombëtare Nënë Tereza, sepse ka qarkullim të madh dhe një pjesë e njerëzve thone se vetëm na kanë matur temperaturën dhe asgjë tjetër. Çfarë ndodh konkretisht atje?

Bashkohem me atë çfarë kanë refruar edhe udhëtarët. Është e njëjta masë në nivel botëror, që nga momenti I shfaqjes në Kinë dhe deri në ardhjen në Itali. Është I vetmi element që t’I mund të testosh paraprakisht ose të vlerësosh nëse ky udhëtar ka prezencë të temperaturës në momentin e udhëtimit. Bëhet skeda e udhëtarit, e cila plotësohet me të gjitha gjeneralitetet. Është një skedë e vogël, por shumë kuptimplotë. Merrën të dhënat, gjeneralitet dhe numri i telefonit. Për rastet që vijnë nga zonat e nxehta, plotësohet një formular vlerësimi në çdo pikë kufitare.

Kjo ndodh në pikat kufitare. Nëse personi mund të jetë bartës i koronavirusit, por nuk është hetuar në momentin e mbërritjes, si hetohet ai më tej?

Nqs do të kemi raste që vijnë nga zonat endemike, ne do të garanojmë vetëkarantinimin në shtëpi për të mos bërë transmetim të mëtejshëm dhe monitorimi shkon në 14 ditë. Në rastin kur udhëtari ka kaluar në territorin shqiptar, I është matur temperature dhe nuk ka shfaqur asnjë rast shenjë klinike, në momentin e parë, me anë të ndihmës suaj mediatike, drenazhi I të gjithë rasteve kryhet me anë të telefonatës që I drejtohet 127 që është Qendra e Urgjencës Kombëtare. Çdo individ, në rast se ka shenja klinike viroze sezonale, por me histori udhëtimi në vende ku ka prezencë të koronavirusit, do t’ju lutesha që të deklarojnë pranë 127-ës edhe historikun e udhëtimit.

Sot kemi parë fluks blerjesh maskash në faramci, kemi parë fëmijë të vegjël që shkojnë me maska në shkollë, nesër ato do duhet të marrin edhe pajisje për të pastruar vendin e tyre. Çfarë këshillash të thjeshta mund t’i jepni popullatës në mënyrë që të kemi një lloj parandalimi të koronavirusit?

Në këto 48 orë ka pasur një panik jo vetëm të popullatës shqiptare, por që ka ekzistuar edhe javë përpara. Psikoza në preku edhe neve, por na prek në kuadrin e përgatitjeve dhe masave që sistemi shëndetësor ka marrë paraprakisht. Në lidhje me atë që ju adresoni, do t’ju lutesha që mos ta ngremë në një shkallë më të lartë panikun. Nuk ka nevojë të krijojmë zbarkime të supermarketeve. Nuk jemi absolutisht në kushtet e një paniku të tillë apo të një situate të tillë shëndetësore.

ME TE LEXUARAT