Grida Duma ia thote Bashes ne sy te aleateve: Te nisim protestat radikale

Politikë

Mbledhja me dyer te mbyllura e aleatëve në selinë blu nuk prodhoi një datë proteste po i dha jehonë kërkesës së Lulzim Bashës se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme, për të pasur një qeveri të që vendit t’i hapen negociatat.

Por duket se Grida Duma është zëri i parë, që kërkon reagim të fortë popullor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I ndërpremë protestat kur i kishim fokusuar energjitë me hapjen e negociatave. Pas mos hapjes se negociatave unë mendoj që kjo kollonë që s’duhet të jetë e vetmja duhet të jetë e domosdoshmja për të rrëzuar Ramen një orë e më parë dhe s’ka kohë për të humbur”, shprehet Grida Duma.

“Europa ka folur, ka folur që me Ramën nuk ka asnjë avancim. Kjo situatë kërkon një aksion të qartë, radikal dhe konstruktiv. Radikal për t’i treguar që jemi të fortë dhe alternativ për të treguar që jemi të aftë për të hapur rrugën evropiane të Shqipërisë”, tha Duma më tej.

ME TE LEXUARAT