Kruje/ Terrorizoi qytetaret me bresheri plumbash, arrestohet 47-vjeçari

Aktualitet

Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te qytetarët. Në pranga ka rënë shtetasi A. S., si dhe është sekuestruar arma e zjarrit tip kallashnikov dhe disa fishekë luftarakë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qenë një telefonat nga banorët e fshatit Derven, që ka vënë në lëvizje policinë, e ka me ndihmën e banorëve ka arritur të lokalizojë, kapë dhe arrestojë autorin.

Njoftimi i policisë:

Derven, Krujë

Qëlloi në ajër me armë zjarri, banorët lajmëruan Policinë në 112. Falë reagimit në kohë, Policia vuri në pranga 47-vjeçarin. Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik. Në numrin 112 të Komisariatit të Policisë Krujë kanë ardhur telefonata nga banorët e fshatit Derven se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër.

Menjëherë shërbimet e Policisë Krujë janë nisur në drejtim të adresës së dhënë, ku shtetasi që qëllonte me armë zjarri në ajër u largua sapo pa forcat e Policisë. Pas krehjes së zonës dhe bashkëpunimit me banorët, Policia lokalizoi, kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin: A. S., 47 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

Gjithashtu Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe disa fishekë luftarakë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

ME TE LEXUARAT