VIP

Mira Kazhani flet per martesen: “M’u be havale kjo puna e burrit”

Gazetarja e njohur Mira Kazhani dhe motra e saj më e vogël Besa, ishin sot të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth marrëdhënies së tyre shumë të veçantë, si një dyshe jo tipike motrash.

Vajzat hapën arkivën e kujtimeve të fëmijërisë, ku Besa gjeti rastin të ankohej se Mira ia vishte gjithnjë rrobat e reja e Mira nga ana tjetër, vuri në dukje se sa dembele është Besa kur vjen fjala te punët e shtëpisë.

Mirëpo biseda u bë edhe më e këndshme kur Bieta e ngacmoi Mirën për të rejat nga “çështjet e zemrës”, e kjo e fundit pa të keq u shpreh se i është bërë havale puna e burrit.

“Nuk ka kërkesa”, tha me humor gazetarja.

E pyetur nga Bieta nëse e ka penguar të njihet me dikë angazhimi intensiv në punë, Mira nuk e konsideroi këtë si shkak kryesor.

“Unë them që duhet të bëjë disa kombinime universi…mbase edhe vet e kam pak fajin, një lloj pasioni e kam patur për gazetarinë. Sa më shumë distancohesh, zvogëlohen mundësitë që të njohësh njerëz të rinj. Ti e di Bieta që të gjithë ne që jetojmë në botën e medias, vetvetiu krijojmë një lloj mikrobote, rrimë shumë në rrethin tonë dhe nuk është se ke shumë mundësi kontaktesh. Megjithatë është pak përgjithësisht problem gazetarësh ky…”, sqaroi Mira, duke theksuar se ndihet mjaft rehat dhe e lumtur nën statusin e beqares.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close