Gazetari: Kush eshte Abdulselam Turgut qe do kryente sulme ne Shqiperi

Aktualitet

Nga Artan Hoxha - Abdulselam Turgut eshte bosi i trafikut nderkombetar te heroines i shpallur ne kerkim nga gjykatat gjermane qe me 21 nentor 2009, i akuzuar per trafikimin e 1.6 toneve heroine drejt Republikes Federale Gjermane. Njeriu qe fshihet pas celules sekrete iraniane ne Shqiperi eshte arrestuar ne shkurt te 2011-es ne aeroportin e Rinasit, pas nje urdheri arresti nderkombetar shpallur nga Interpoli.

Gjyqtari Kreshnik Omari i gjykates se Tiranes vendosi masen e sigurise arrest me burg ne pritje te dosjes se ekstradimit nga Gjermania.

Por dy jave me vone, me 4 mars 2011, nje treshe gjyqtaresh te apelit drejtuar nga gjyqtari Gjin Gjoni, pavarsisht akuzave te Gjermanise dhe te pakten 5 shteteve te tjera te BE-se, e liruan bosin turk te droges ne arrest shtepie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje e derguan ne nje apartament qe figuronte ne emrin e Gjin Pjetrit, ne katin e 8-te te nje pallati ende te paperfunduar te Kthesa e Kamzes.

Qe nga ajo kohe bosi turk u zhduk pa lene gjurme edhe pse ka patur informacion se per shkak te lidhjeve te tij te forta me narkotrafikante te njohur ne Shqiperi, me biznesmene apo personazhe me influence ne skenen politike, ai ka hyre dhe ka dale serish nga vendi. Ne marsin e 2011-es u tha se u paguan jo pak por 1 milione dollare nga partneret, ortaket apo miqte e Turgutit ne Shqiperi qe ai te lirohej nga burgu.

Ende nuk e dime kush saktesisht i mori ato para.

Por eshte fakt, se dy jave pas arrestimit, njeri nga boset e droges me te kerkuar nga Gjermania, u lirua me vendim te Gjin Gjonit, per te qendruar te shtepia e Gjin Pjetrit, nga ku u zhduk pa nam e nishan.

Eshte fakt se policia edhe pse e dinte kush ishte, nuk e ruajti kurre dhe as e mbajti nen mbikqyrje Turgutin duke i krijuar gjithe mundesine dhe lehtesine te largohej.

Eshte fakt se lajmi i arrestimit ne Rinas, gjykimit ne gjykaten e Tiranes dhe gjykaten e Apelit, u mbajt ne sekret te plot dhe larg syrit te medias.

Eshte fakt se media dhe opinioni publik e mesuan lajmin vetem ne Prill 2011 kur Abdulselam Turgut kishte nje muaj qe ishte zhdukur dhe prokuroria u kujtua se kishte ardhur dosja e ekstradimit nga Gjermania.

Ne ate kohe, Ministria e Brendeshme, Policia e Shtetit dhe Prokuroria heshten deri sa Turguti cau ferren.

As qytetari digital nuk kishte mundesi te denonconte skandalin e lidhjes se bosit te narkotrafikut nderkombetar me zyrtaret e larte te policise, prokurorise, gjyqesorit, politikes dhe qeverise shqiptare, sepse ishte i zene me pune te tjera, qytetari digital ne ate kohe ishte vet kryeministri i Shqiperise.

Ndersa opoziten e asaj kohe e kishin vene ne “gjume” ca miq te perbashket te bosit turk te narkotrafikut...

ME TE LEXUARAT