Lajmi i fundit

Manastirliu shkarkon burrin e zv/ ministres! Aurel Voda: Kerkoj falje pasi leshova gojen

Shkarkohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, burri i zv/ ministres së Brendshme Rovena Voda i cili se fundi eshte lakuar ne rrjetet sociale per postimin e tij me fjalor banal, fyes dhe denigrues.

Lirimi nga detyra është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për shkak të fjalorit të ulët në rrjetet sociale.

Por ne nje reagim ne lidhje me ceshtjen, ka qene vete Aurel Voda qe ka kerkuar ndjese.
Reagimi i plotë i Vodës:
JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare.

Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.

Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prinderit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.
Iu kërkoj falje edhe atyre.

Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.

Burri i zv.ministres Voda shan me “liber shtepie: Ju q* robt, grate dhe motrat”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close