Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

U rrahen me shkopa gome ne lokal, arrestohen 2 vlonjatet

Policia e Vlorës ka vënë nën pranga 2 persona, pas një konflikti fizik midis njëri-tjetrit, dhe dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Mbrëmjen e kaluar, në ambientet e një lokali në lagjen “Lef Sallata”, pas një konflikti për motive të dobëta, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Th,M., 42-vjeç, i dyshuar se gjatë konfliktit ka përdorur shkopa gome, të cilat cilësohen si armë e ftohtë.

Gjithashtu, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin S,Gj., 29-vjeç, pa një kontrolli personal këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Gjithashtu, policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit A.L dhe Xh.A për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi kanë goditur fizikisht shtetasin Th.M.

Leave A Reply

Your email address will not be published.