Kina kalon termetin me fuqi 6.4 rihter pa asnje demtim
Një tërmet 6.4 ballësh godet Kinën, njoftojne mediat vendase.
Lekundja e fuqisë 6.4 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot provincën Xinjiang të Kinës sot, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Qendra e Rrjeteve të Tërmetit në Kinë raportoi goditjen në orën 9.21 pas orës lokale.
Tërmeti ndodhi rreth 100 km në lindje të Kashgarit në perëndimin e largët të Kinës, në një thellësi prej rreth 10 km, raporton Reuters.
Nuk raportohet për dëme materiale ose viktima në njerëz.
Ky është tërmeti i tretë i ndjerë në Xinjiangun Jugor, ne Kinë gjatë 47 orëve te fundit.
Disa banorë u raportuan në mediat sociale duke ndarë frikën e tyre për dridhjet.
Një person postoi në Twitter duke shkruar: "toka po dridhet dhe ne nuk kemi besim të shkojmë të flemë sepse kemi frike".