Jeton pa stomak, Irena tregon si e mposhti semundjen

Aktualitet

Në programin “Rudina” në Tv Klan është trajtuar një histori njerëzore, frymëzuese. E ftuar ka qenë Irena Mici, një grua që pavarësisht sfidave që është përballur në jetë, ia ka dalë mbanë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në profesion financiere, Irena para dy vitesh është diagnostikuar me tumor në aparatin tretës, një sëmundje e trashëguar gjenetikisht, ndaj për të shpëtuar i është dashur të heq organin më të rëndësishëm tretës në trupin e njeriut, stomakun.

Rudina Magjistari: Cilat ishin simptomat e para, që ti vure re, shqetësuese në trupin tënd?

Irena Mici: Nuk është se kisha simptoma apo shqetësime. Në fakt si dikush që kur ndërron stina ke pak shqetësime nga stomaku, ftohesh lehtë, të dhemb stomaku dhe thua, bobo qenkam ftohur pak. Unë mendova se ishte kjo. Zgjati pothuajse një javë, m’u duk si kronike. Duke qenë se mamaja ime mungon për këtë arsye, se ajo ka ndërruar jetë pikërisht nga një tumor në stomak edhe gjyshi po ashtu. Dhe unë u fiksova një ditë dhe po mendoja që unë ndoshta i ngjaj asaj dhe mos është shqetësimi i parë që më erdhi. Por prapë thashë, po marrë njëherë një qetësues dhe po e kaloj kështu. Kam një kushërirë që punojmë të dyja dhe duhemi shumë, më tha: E di ç’ke lëri ato qetësuesit bëjmë një vizitë më mirë tek mjeku, meqë e ke dhe të fiksuar. Dhe ashtu bëra.

Pas vizitës dhe analizave, Irena zbuloi se ajo kishte tumor në stomak dhe i duhej të nisej urgjentisht drejt Italisë për të kryer operacionin për heqjen e stomakut. Prej dy vitesh, ajo jeton në mungesë të plotë pa stomak. Asaj i është dashur kohë që organizmi të përshtatet me ushqimin, por sot ajo ka mësuar të jetojë edhe pa stomak, sigurisht me një regjim strikt ushqimor.

Irena Mici: Procesi i tretjes ndodh në zorrë dhe për këtë arsye unë e kam sasinë e limituar. Pra, duhet të ha pak, edhe shpesh. 6 muajt e parë janë një torturë, ku ti mendon sikur nuk do dalësh kurrë nga kjo gjendje. Në fakt ndihma ime kanë qenë pacientë si puna ime, që unë gjeta mënyrën t’i kontaktoja dhe ata më dhanë shpresën se vërtetë unë do të ndryshoj dhe do të kthehem siç isha.

Sëmundja që e bëri atë të kthente dhimbjen në forcë për vete, por mbi të gjitha për djalin e saj 8-vjecar./tvklan

ME TE LEXUARAT