Krijohet SPAK, dalin emrat e 8 prokuroreve qe do te hetojne politikanet

Aktualitet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri të ditur sot se do miratojë brenda një afati 30 ditor, tetë emrat e prokurorëve të SPAK, të cilët do të nisin punën për të hetuar rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë edhe emrat e zyrtarëve të lartë, që janë aktualisht apo kanë qenë më parë pjesë politikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme, KLP thekson se kryetari i saj, Gent Ibrahimi, ka raportuar para këshillit fazën në të cilën ndodhet ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsionit apo siç njihet ndryshe si SPAK.

Në korrik të këtij viti, KLP renditi 15 kandidatë që do ishin pjesë e garës për prokurorë në SPAK, por 8 prej tyre arritën të kalojnë me sukses procesin e vettingut në formë të prerë.

Sipas njoftimit të KLP-së të publikuar në faqen zyrtare, tetë prokurorët që kaluan sitën e vettingut janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra. Këtu gjeni të plotë vendimet e mbledhjes së sotme të KLP

ME TE LEXUARAT