Trafiku i emigranteve/ Zbulohen 8 persona ne kamionin frigoriferik ne France

Bota

Dy shoferë kamioni janë vënë në pranga nga policia franceze, pasi në automjetin që ata drejtonin janë zbuluar 8 shtetas afganë, mes të cilëve edhe 2 fëmijë të vegjël, të cilët vuanin nga hipotermia.

Arrestimet u kryen në portin francez të Calais rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës, kur ata tentuan të hipnin në një traget që kishte si destinacion Anglinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një burim ka thënë për mediat franceze se emigrantët vuanin nga hipotermia.

“Gjendja e tyre do të ishte përkeqësuar nëse do të vazhdonin rrugën. Tashmë ata janë dërguar në spitalin e Calais. Drejtuesit e kamionit dyshohet se do t’i transportonin ata drejt Anglisë. Emigrantët janë zbuluar nga forcat e rojës britanike, të cilët më pas kanë njoftuar autoritetet franceze”, ka thënë burimi.

Kjo ngjarje vjen pas tragjedisë me 39 viktima të gjendur në pjesën e pasme të një kamioni frigoriferik në Essex të Anglisë.

ME TE LEXUARAT