E rende ne Amerike, dadoja i thyen kurrizin foshnjes 4 muajshe

Bota

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Amerikë, pasi një dado ka thyer shtyllën kurrizore të një foshnje katër muajshe ndërsa përpiqej ta bënte të ndalonte së qari.

Amy Godden, 21 vjeç, raportohet se pranoi në polici se “ajo mund ta ketë trajtuar fëmijën pak ashpër ose agresivisht” ndërsa kujdesej për fëmijën të hënën në mbrëmje. Ngjarjet ndodhën në shtëpinë e vajzës në Daytona Beach, Florida. Amy më pas do ta merrte fëmijën dhe ta dërgonte në spital, duke lajmëruar edhe prindërit e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fillimisht ajo do të gënjente për faktin se fëmija ishte plagosur pasi u përpoq ta hiqte atë nga lëkundësja e saj “pa e kuptuar se krahu ishte ende i bllokuar midis hekurave”.

21-vjeçarja më pas do të jepte një version tjetër të ngjarjeve dhe do të pretendonte se dëmtimi do të ndodhte pasi ajo dëgjoi një tingull i një shishe të thyer që vinte nga kuzhina. Godden tha që ajo u kthye në kopsht dhe zbuloi fëmijën e shtrirë në karrigen e saj lëkundëse me krahun e majtë “varur në njërën anë”.

Sipas vajzës, krahu dukej se ishte thyer vetë – por mjekët thanë se do të ishte pothuajse e pamundur që fëmija të lëndojë veten në mënyrën si e përshkroi dadoja.

Më pas hetuesit vizituan shtëpinë e Godden dhe zbuluan se karrigia lëkundëse nuk kishte shufra anësore që mund të motivonin një dëmtim të ngjashëm me atë që kishte përmendur ajo. Në atë moment vajza shpjegoi se ndërsa përpiqej ta “ngushëllonte” krahu i foshnjës ishte bllokuar aksidentalisht nën trupin e saj, duke i shkaktuar atë frakturë.

Një raport i mëpasshëm i paraqitur nga policia e Daytona Jugut thoshte: “Ndërsa bisedonte me të dyshuarin, historia e saj ndryshoi disa herë duke na çuar të besonim se gënjeu”. Godden është akuzuar për abuzim të fëmijëve dhe tani është arrestuar pa kusht.

ME TE LEXUARAT