Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Bamir Topi: Duhen pranuar disa gjera, Rama performance skandaloze

Bamir Topi than ë emisionin “Aktualitet” në TV Fax News se Edi Rama të dalë dhe të tregojë një investim që ka bërë, ndërsa nuk denjoj të përmendte disa nga arritjet që ka bërë Shqippëria në kohën kur qeverisej nga e djathta.

“Veprat e mëdha rrugore, faktorizimi i shqiptarëve në Rajon, Pavarësia e Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO, marrëveshja e Stabilizim Asocimit etj, nuk kanë ndodhur në kohën e Ramës, por kanë ndodhur në një kohë tjetër. Tëali dhe të thotë një arritje që ka bërë. Duhen thënë disa gjëra. Nuk e kisha menduar se do të performonte një një mënyrë aq skandaloze”.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Bejdo Malo se çfarë këshille kishte për kryeministrin Rama, Topi tha se nuk mund të jepte këshilla për njerëz që nuk dëgjojnë, ndërsa nuk i ka kyrsyer kritikat e ashpra ndaj tij.

“Unë refuzoj ti jap këshilla Edi Ramës në mënyrë më absolute, refuzoj sepse kam konstatuar se janë një grup njerëzish që flasin e flasin por nuk dëgjojnë. Nuk jap këshilla për njerëzit që nuk dëgjojnë. Është shumë e rëndë kjo që them, sepse kam pasur rastin të flas për tema shumë të rëndësishme, dhe duke pasur parasysh eksperiencën time, çdo gjë që them nuk e them për konsum. E shikoj se nuk shkohet më në këtë drejtim. Me sa duket kanë një axhendë tjetër që nuk mund të jetë kurrë edhe axhenda ime. Sa më larg të shkosh kam kuptuar se duhet të sillesh në mënyrë sa më demokratike.

Më kanë pyetur se kush të ka bërë më shumë përshtypje nga ata që ke tekuar. Kam takuar 4 Presidentë të Amrikës, dhe të mahnit thjeshtësia dhe sportiviteti i tyre. Nëse je sipër duhet të demostrosh se je qytetar, demokrat dhe jo inatëmbajtës”, tha Topi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.