Deklarata "bombe" e Ngjeles: Çfare fshihet pas vetos se Frances per negociatat

Politikë

TIRANË

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avokati dhe juristi, Spartak Ngjela, bëri një deklaratë të fortë në emisionin ”Real Story” në News 24, ku tha se vetoja e Francës  kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat është mesazh  i “padeklaruar” qartë, por duket që mbështet influencën ruse në Ballkanin Perëndimor.

Sipas avokatit, mungesa e argumenteve nga presidenti Emmanuel Macron për bllokimin negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është rrugë që të çon në këtë deduksion logjik.

“Rusët kanë zgjidhur gjithçka me forcë, tani nuk kanë forcë dhe do vujanë. Në një emision më kanë pyetur se çfarë është veto franceze për negociata? U thash që është përkrahja e politikës ruse në Ballkan. Është kundër Amerikës. Fakti që Macron nuk e argumentoi veton, tregon që fsheh diçka, Ai nuk dha asnjë argument se pse u bllokuan negociatat”-tha ai.

ME TE LEXUARAT