Iva Aliko: Si ma demtoi reputacionin “Zogu i Tiranes”. Jam e shokuar

Showbiz
Iva Aliko: Si ma demtoi reputacionin “Zogu i Tiranes”. Jam e shokuar

Iva Aliko është biondja seksi që provokon me format e saj. Prej kohësh, ajo ishte distancuar nga mediat, duke iu përkushtuar kështu shkollës, por edhe një lidhjeje të re që ka nisur. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, ajo flet edhe për përfshirjen e saj në çështjen e “Zogut të Tiranës”. Sipas saj, ajo del në përgjime, pasi njëherë ka përcjellë gazetarin deri në shtëpinë e tij. Më tej Iva shprehet se u trondit kur mori vesh për rrjetin e prostitucionit ku bënte pjesë edhe Hermes Nikaj.

Prej kohësh duket sikur u shkëputët nga jeta publike, ku ka qenë Iva?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prej kohësh jam shkëputur paksa me qëllim, pasi jam marrë më tepër me jetën time personale, me shkollën, pasi e lashë paksa pas dore dhe kjo periudhë më ndihmoi t’u përkushtohesha më shumë studimeve dhe vetes.

 

 

A ju dëmtoi fama apo ju ndihmoi?

Faktikisht nëse tani do më jepej mundësia të zgjidhja ndërmjet të qënurit e famshme dhe jo e famshme, do të zgjidhja këtë të dytën për vetë faktin se dua të kem jetë private pa u përfolur nga askush larg syrit të njerëzve, të qënurit personazh publik ka disavantazhet e veta (më mungon jeta private larg syrit dhe gojës së njerëzve).

 

 

Ndërkohë, vazhdoni me fotot sensuale, veçse për qefin tuaj, për çfarë i përdorni, ndoshta ndonjë fushatë modelingu?

Fotomodelingu ka qenë një ndër pasionet më të mëdha të jetës sime dhe vazhdon të mbetet. Deri tani nuk kam bërë asgjë për përfitime financiare, duke qenë se edhe vetë vendi ku jetoj nuk na i ofron këto favore. Kam marrë një ofertë të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po e mendoj si ofertë dhe ndoshta një të ardhme jo të largët shkëputem nga Shqipëria për të jetuar përtej oqeanit.

 

 

Shumë vajza kanë kaluar nga modelingu në muzikë, ose në prezantim, keni dhe ju të njëjtën ambicie?

Unë e kam provuar dhe muzikën, fillimet e mia kanë qenë me muzikën, në moshë më të vogël kam marrë pjesë në disa kompeticione muzikore, por ka kohë që e kam lënë në pauzë.

 

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext

Ndërkohë, emri juaj doli në përgjimet e Zogut të Tiranës, jeni thirrur për të dëshmuar, keni diçka për të sqaruar në lidhje me këtë fakt?

 

Emri im nuk doli në përgjimet e Hermesit, e kam sqaruar dhe vazhdoj ta përsëris që emri im ka dalë në mënyrë indirekte, pasi unë kam qenë e ftuar në emisionin e tij dhe pasi mbaroi emisioni e kam lënë te lagjja e tij, te shtëpia e tij. Në momentin që unë lë Hermesin apo këdo tjetër në shtëpinë e tij, nuk është përgjegjësia ime se ku shkon apo kë takon, ashtu siç nuk është përgjegjësi e imja jeta personale e askujt. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veprimet e mia. Emri im u lakua pa pasur lidhje në këtë histori dhe pa qenë emri im në dosje nga përgjimet e prokurorisë.

 

Në dosje emri im nuk është lakuar absolutisht për asgjë, përveç faktin që e kam zbritur nga makina ime dhe e kam lënë te lagjja e tij. Kanë qenë portalet, ato që e kanë lakuar emrin tim me tituj të bastarduar, të shtrembëruar vetëm për disa klikime më tepër nga disa pseudogazetarë amatorë dhe joprofesionist (titulli i shtrembëruar, ndërkohë që me brendësi të materialit nuk përputhej asgjë në lidhje me titullin). Për të dëshmuar nuk jam thirrur, pasi nuk kam asnjë përfshirje tek ajo dosje.

 

 

A do ta quanit rrjet prostitucioni atë që ndodhte në Tiranë, ju personalisht ishit e përfshirë?

Nuk e di. S’kam çfarë flas, pasi nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje, pasi vazhdoj të jem akoma e shokuar me çfarë kam lexuar në lidhje me atë rrjet.

 

Keni folur me Hermesin, si po e përballon burgun?

Jo, nuk kam folur me Hermesin që nga momenti që ndodhet në paraburgim.

 

Mendoni se emri juaj në këtë çështje ju ka dëmtuar?

Jo, emri im nuk është i përfshirë fare në këtë çështje as nga policia, as nga prokuroria. Po të kisha lidhje në këtë çështje, të jeni të sigurt që as policia, as prokuroria nuk do më kishin kursyer as mua. Emrin tim e kanë dëmtuar portalet me titujt e tyre të shtrembëruar.

 

Me çfarë po merreni aktualisht?

Iva aktualisht po i përkushtohet me kohë të plotë vetes dhe studimeve.

Ka Iva në krah një partner të famshëm?

Jo, Iva nuk ka në krah asnjë partner të famshëm, partneri im nuk ka asnjë lidhje me muzikë apo “showbiz”, por me biznes. /Bluetooth-

ME TE LEXUARAT