LAJMI I FUNDIT/ Alarm per bombe tek ambasada çeke, blindohet zona

Aktualitet

Një telefonatë ka alarmuar Policinë e Tiranës këtë mbrëmje, pasi thuhej se në ambasadën çeke është vendosur një bombë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se me të marrë telefonatën, policia ka shkuar në zonë me qen anti-eksploziv dhe forca xheniere, duke kryer kontrolle, por deri më tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë.

Ndërkohë, blutë e Tiranës vijojnë kontrollin përreth institucionit diplomatik çek, por dyshohet që është një telefonatë e rreme, pasi thirrja është bërë nga një numër privat.

ME TE LEXUARAT