LAJMI I FUNDIT/ Durres, makina perplas nje person, nderron jete ne spital
DURRËS
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të fshatit Katulndi i Ri në Durrës. Furgoni ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë, duke e lënë këtë të fundit të vdekur.
I aksidentuari, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në spital. Megjithëse ambulanca e transportoi të dëmtuarin në spital, ai ndërroi jetë rrugës.
Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë errësira në rrugë. Drejtuesi i furgonit ka deklaruar në polici se nuk e ka parë personin që udhëtonte me biçikletë.