Koronavirusi, ambasadori shqiptar në Pekin: Shtyni udhëtimet në Kinë, për të mirën tuaj!

Aktualitet
Koronavirusi, ambasadori shqiptar në Pekin: Shtyni udhëtimet në

Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me koronavirusin që po përhapet me shpejtësi dhe që deri tani ka shkaktuar 41 të vdekur.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të shtyjnë për më vonë cdo udhëtim që mund të kenë planifikuar drejt Turqisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesazhi i ambasadorit:

Te dashur miq e bashkekombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës ëuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar.

Nr faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim. Aitoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht.

Kêshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme.

ME TE LEXUARAT