Ekonomia

Perla e Sarandes, Qeveria jep me qira Syrin e Kalter per 72500 leke muaji

Zona turistike e Syrit te Kalter, nje nga atraksionet e Sarandes eshte dhene me qera nga qeveria. Ministria e Financave ka vendosur të japë me qira për 10 vite një nga pasuritë e mëdha natyrore, Syri i Kaltër. Kompania që do të administrojë Syrin e Kaltër do ti paguaj shtetit një vlerë monetare prej 72 500 lekë në muaj (kjo vlerë është dyshemeja për fillimin e konkurrimit).

Ministria e Financave argumenton se dhënia me qira bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zonës.

Zona që do të jepet me qira është nën menaxhimin e kompanisë “Albturist T.O” sha dhe ka një sipërfaqe prej 470 metra katrorë, nga të cilat 220 metra katrorë janë objekt dhe 250 metra katrorë sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër.

Mesohet se “Albturist T.O” sha që ka menaxhuar Syrin e Kaltër deri tani është një kompani publike e themeluar në vitin 2002 në pronësi të ministrisë së Financave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close