Vetem 20 vjeç, shqiptari kapet me "Audi” dhe 160 mije euro me vete
Policia e Roterdamit ka arrestuar një 20 vjecar shqiptar dhe sekuestruar 160 mijë euro cash nën akuzën e pastrimit të parave. Shqiptari ishte duke udhëtuar përgjatë autostradës Roterdam-IJsselmonde kur befas u ndal nga policia.
20 vjeçari, sipas autoriteteve, kishte shfaqur sjellje jo normale, ndaj dhe policia kishte dyshuar se ai diçka fshihte. Kështu që vendosën ta ndiqnin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nën drejtimin e një makine tip “Audi” ai u ndal në rrugën Roterdam-IJsselmonde.
Gjatë ndjekjes, agjentët kishin parë që 20 vjeçari kishte hyrë në një ndërtesë, dhe disa minuta më pas kishte dalë prej aty, me një çantë shpine, të cilën mezi e zhvendoste. Menjëherë pas kësaj, ata kishin vendosur ta ndalonin, dhe të ushtronin kontroll ndaj tij. Dyshimi i tyre rezultoi i saktë. Ndërsa kontrolluan makinën, ata gjetën çantën e shpinës të rrënuar. Më pas ushtruan kontroll më të imtësishëm në gjithë makinën, ku gjetën 160,000 euro cash, të cilat ishin fshehur në brendësi të kamios.
Menjëherë autoritetet holandeze, ndaluan 20 vjeçarin shqiptar, gjithashtu sekuestruan makinën dhe sasinë e eurove të gjetura.
Policia holandeze, ka ngritur dyshimin se sasia e parave është përfituar nga aktivitete kriminale, por nuk ka bërë me dije identitetin e shqiptarit./abcnews