“50 mije lek...”, kanosen te njohuren e tyre, perfundojne pas hekurave 2 gra ne Shkoder

Aktualitet

Dy gra janë vënë në pranga pasi i kanë vendosur një gjobë një gruaje tjetër.

Arrestimet janë bënë në Shkodër, gjatë operacionit të koduar ‘Truma’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë prangosur: F. 28 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër dhe M. B. 46 vjeçe, banuese në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen ‘Vasil Shanto’, në vendin e quajtur ‘Truma’, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare.

Pas arrestimit dosja i është dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’ e kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT