Lajmi i fundit

Arrestohet djali i drejtorit te PS, mburrej ne rrjetet sociale me ore e makina luksi

Policia ka vene ne pranga djalin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Lezhë Bardhok Frrokut, Xhuliano Frrokun dy ditë më parë. Ai është pikasur si i dyshimtë nga patrulla e Policisë dhe i është bërë me shenjë që të ndalojë. Në kete moment, 22-vjeçari kishte kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke mos i lejuar që të bënin kontroll në mjetin e tij.

Policia ka kryer kontrollin e automjetit dhe brenda tij ka gjetur 2.5 kg lëndë narkotike të llojit kanabis. Pavarësisht kundërshtimit të tij, Frroku është arrestuar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës.

Frroku është treguar i parezervuar edhe në rrjetet sociale ku ka shënuar se është “Spaqator” (në italisht shpërndarës droge). I riu ekspozon ora e bizhuteri të shtrenjat dhe makinën e tij tip “AUDI A6”

Njoftimi i policisë 2 ditë më parë:

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në bashkëpunim me qytetaret, ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Kreshta 2”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit”, Lezhë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Në momentin e ndalimit, drejtuesi i automjetit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit, por është neutralizuar dhe Policia ka kryer kontrollin e automjetit .

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e sendiljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 2.3 kg, e dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve proceduarale, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Xh. F., 22 vjeç, banues në Lezhë, si autor të veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, citon abcnews.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags
Back to top button
Close