Lajmi i fundit

Çfare po ndodh ne Mirdite? Dhunohen dy rojet e nje firme, shkrumbohen dhe 4 automjete

Dy persona që ruanin makineritë e firmës që do të ndërtoje nje HEC në Kaçinar të Mirditës janë dhunuar fizikisht, ndërsa 4 automjete janë djegur.

Burimet te pakonfirmuara shpjegojnë se është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të makinerive, të cilët janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë mjekësore.

Dy personat e dhunuar kanë mbërritur në urgjence me fraktura në trup, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore konfirmojnë faktin se deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë kallëzim nga ana e dy personave, që ranë pre e dhunës në Mirditë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close