Lajmi i fundit

DEA amerikane kap dy shqiptaret me 105 kg kokaine e 828 mije euro ne Athine

Një rrjet i madh i trafikut të kokainës u zbulua nga Prokuroria e Athinës në bashkëpunim me DEA-n e SHBA. Gjate nje kontrolli në një apartament në Agios Dimitrios policia zbuloi më shumë se 105 kilogramë kokainë, të fshehur brenda në një furrë kuzhine, në kavanoza orizi, madje edhe në rërën që përdoret për macet e shtëpisë.

Ne banese jane sekuestruar edhe 828 mije euro duke vene ne pranga tre persona, dy shqiptarë 40 dhe 33 vjeç dhe një kroat 45-vjeçar. Nga informacionet e prokurorisë greke 40-vjeçari shqiptar konsiderohet si “truri” i këtij grupi i cili kishte per detyre te siguronte lende narkotike dhe kujdesej per bilancin financiar te grupit.

Sipas prokurorisë greke, metodologjia e tyre e veprimit, i perket një organizate kriminale, me një funksion të përhershëm, me strukturë hierarkike, anëtarët e të cilës kishin role specifike.

40 vjeçari shqiptar si kreu i organizatës kriminale, ishte përgjegjës për blerjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës, si dhe për shpërndarjen te klientët gjithashtu dhe menaxhimin e parave.

-shqiptari i dytë ishte përgjegjës për sigurinë dhe ruajtjen e sasive të kokainës, transferimin e tyre te blerësit e ardhshëm dhe trafikimin, dhe i treti, ishte përgjegjës për mbledhjen e parave në emër të organizatës, si dhe trafikimin e kokainës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close