Debate ne PS e Shkodres per shkarkimin e drejtoreve, nderhyjne Rama dhe ministrat

Aktualitet

Debate ne mbledhjen e socialistëve të Shkodrës për përcaktimin e drejtorëve në këtë qark.

Diskutimet vijojne prej disa kohësh pas lëvizjeve të mëdha që u bënë në bashkitë e këtij qarku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesohet se ne degen lokale ngritur një grup pune nga PS që do të filtrojë kandidaturat dhe më pas emrat do t’i çohen ministrive dhe janë ata dhe kryeministri që do të thonë fjalën e fundit.

Deputeti Arben Pëllumbi deklaroi se lista e personave më të spikatur po bëhet gati duke theksuar se nuk është një proces i lehtë e gjithë kjo.

“Po përpiqemi të bëjmë më të miren e mundshme për të dhënë përfaqësuesit më dinjitoz, qofte për PS-në qoftë edhe për drejtuesit e administratës”, tha Pëllumbi.

PS e Shkodrës është përfshirë ngë debate sa i përket personave që do të marrin pozicione drejtuese në nivel të qeverisjes qendrore si edhe të asaj lokale.

ME TE LEXUARAT