Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Detajet/ Kanosen me arme rojet e firmes ne Mirdite, ishin ne gjume kur u dhunuan

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur sot në Mirditë, ku u dhunuan dy rojet që ruanin makineritë e firmës në Kaçinar, si dhe u dogjën katër automjete.

Rojet e firmës janë dhunuar nga katër persona, të cilët i kanë kërcënuar edhe me armë. Mësohet se të rinjtë kanë qenë në gjumë dhe janë zënë në befasi, kur janë dhunuar.

Ndërkohë, makineritë janë djegur me benzinë. Bazuar në këtë, policia po këqyr të gjitha kamerat e karburanteve, ku mund të jetë marrë lënda djegëse, që të identifikohen autorët e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, firma ku ka ndodhur ngjarja pritet të ndërtojë HEC-e në këtë zonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.